Sekretari i Omonias, Marin Suli ka deklaruar në emisionin “3D” se drejtësia është me dy standarte sikurse u shpreh ai Beleri dhe Meta u rrëmbyen zvarrë ndërsa deputeti socialist Çyrbja u mor si zotëri.
“Po të shikoni nga Parlamenti kanë ikur 25 deputetë, i fundit ishte Çyrbja. Këta nuk arrestohen me të rrëmbyer apo me të tërhequr zvarrë rrugëve natën. Ata shkojnë i marrin si zotërinj, i thonë bëni valixhet gati se do të shkoni tek burgjet preferencial. I referohem këtu ndalimit të Belerit apo të zotit Meta dhe pse këtë të fundit nuk e njoh personalisht, por e rrëmbyen me një çetë, pa një bexh e pa të thënë. Belerin e kanë arrestuar natën”, tha Suli.
/rtsh.al/