Politologu Adri Nurellari e ka komentuar si “qesharake” mbylljen e dyerve, sipas tij, ndaj Fredi Belerit, që ishte pjesë e delegacionit që vizitoi të martën Tiranën.
Komentet e tij u bënë gjatë emisionit ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, ku kërkoi që Shqipëria duhet të dëshmojë se kushdo që e konsideron veten ndryshe është i mirëpritur.
“Duhet respektimi i pakicave. Nuk është kombëtariste çështja. PS ka pasur mundësi ta hapë çështjen për rastin e Peshkëpisë. Çështja është se në bregdet janë investuar miliona, pasi aty janë biznese që janë në divanin e qeverisë. Është një sjellje naive që nuk i përmban mirë emocionet. Ishte qesharake edhe kur Kurti i mbylli derën Ramës. Po të jetë për qëndrime, Rama takon Vuçiçin që ishte në zyrën e shtypit të Millosheviçit. Beleri është periferik, por po mbajte qëndrime duhen mbajtur edhe ndaj Vuçiç etj. Hyrje e përshpejtuar për shkak të Ukrainës, jo si meritë e jona. Duhen kapërcyer çështjet personale. Më duket veprim i papjekur.”, tha Nurellari.
/rtsh.al/