Një debat i fortë u zhvillua në emisionin 3D mes juristes Birzida Gjikondi dhe sekretarit të Omonias Marin Suli.
Ky i fundit vlerëso se hallet e popullit të Himarës që në shumicë sipas tij mbështet Omonian vjen edhe nga nga mungesa e drejtësisë ndërsa kryeministri Rama vjedh pronat. Suli tha se problemi real është meskin nga ana e zotit Rama dhe parimor nga ana e popullit të Himarës. "Ne mbrojmë pronat tona që na kanë lënë të parët tanë" tha Suli, ndërsa përmendi emra të pronarëve dhe atyre që sipas tij po vjedhin pronat e bregdetit. "Reforma në drejtësi është me regji nga zoti Rama" këmbënguli sekretari i Omonias Marin Suli.
Në ndërhyrjen e saj juristja Birzida Gjikondi tha se në rast se opozita shqiptare në krye të saj ka patur njerëz mëkatarë që kanë kryer krime në kurriz të pronave të shqiptarëve, ata do të procedohen. Zonja Gjikondi shprehu keqardhjen që opozita sipas saj ka në axhendën e saj vetëm zotin Berisha. "Beleri mos të mbroj Berishën dhe Metën" tha në konkluzion zonja Gjikondi.
/ rtsh.al /