RTSH 24 Live

Politikë

Gjikondi: Protesta e PD, teatër kukullash me Range Rover

3 orë para

Gjikondi: Protesta e PD, teatër kukullash me Range Rover

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se protestat dhe bllokimi i rrugëve nga ana e PD-së, bëhen me qëllim për të liruar Berishën dhe duan qeveri teknike.

“Gaz Bardhi ja ka marrë dorën qeverisë teknike edhe të ketë Ramën kryeministër. Kjo opozitë ka vende në Kuvend, ka plot rrugë për të bërë beteja politike. Por është pa sens, bllokimi i rrugëve. Ajo ka mllef ose për hapjen e negociatave, ose bën presion për pazar. Bëhet për interesa personale. Berisha ka probleme me ata përtej oqeanit nuk ka ça i bën Rama. Këto teatrot e kukullave me makina 100 mijë euro janë të tepërta”, tha Gjikondi.

/rtsh.al/