RTSH 24 Live

Ekonomi

Strukturë e re për menaxhimin e fondeve të BE/ Balluku shpjegon si do të funksionojë Këshilli Ekonomik Kombëtar

14/11/2023

Strukturë e re për menaxhimin e fondeve të BE/ Balluku shpjegon si do të funksionojë Këshilli Ekonomik Kombëtar

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mbajti fjalën në panelin me temë “Instrumentet e BE-së për Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale sipas Kapitullit 20 të Negociatave të Anëtarësimit: Përshpejtimi i Integrimit për Rritje të Qëndrueshme dhe Tween Transition.

Gjatw fjalws tw saj, Balluku u shpreh se, “qeveria ka intensifikuar marrëdhëniet me biznesin, me fokus dëgjimin dhe adresimin e shqetësimeve të tyre.

Ministrja shtoi se “Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë që sot jemi në një momentum historik, në një momentum të artë, kur Shqipëria tashmë ndodhet e ulur në tryezën e negociatave të anëtarësimit , e përfaqësuar nga grupe që vijnë nga radhët e administratës shqiptare, por të cilët janë vlerësuar shumë pozitivisht për performancën dhe profesionalizmin e tyre”.

Balluku theksoi se paketa prej 6 miliardë eurosh e Bashkimit Evropian, do të aksesohet përmes granteve dhe kredive dhe që është e destinuar për rajonin tonë.

Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë që sot jemi në një momentum historik,shtoi Zv/Kryeministrja , kur Shqipëria tashmë ndodhet e ulur në tryezën e negociatave të anëtarësimit , e përfaqësuar nga grupe që vijnë nga radhët e administratës shqiptare, por të cilët janë vlerësuar shumë pozitivisht për performancën dhe profesionalizmin e tyre.

“Nga ana tjetër duhet pasur parasysh që një program shumë i rëndësishëm është Horizon, i cili ka një disponueshmëri prej 95.5 miliardë eurosh, të cilat përmes konkurrencës, përmes projekteve dhe përmes instrumenteve të ndryshëm që ne do të diskutojmë me njëri-tjetrin mund të aksesohet nga bizneset private për të mbështetur iniciativat e tyre, projektet e tyre në sektorë të ndryshëm dhe sigurisht siç tha edhe Arbeni duke pasur parasysh të gjitha ato kritere dhe axhenda prioritare të Bashkimit Europian”, theksoi Balluku.

/rtsh.al/