RTSH 24 Live

Ekonomi

Strategjia fiskale 2024-2027, Malaj: Nuk ka ndryshim të normës tatimore, garantohet stabiliteti

28/09/2024

Strategjia fiskale 2024-2027, Malaj: Nuk ka ndryshim të normës tatimore, garantohet stabiliteti

Draft- Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, 2024-2027 nuk parashikon ndryshim të normave tatimore dhe garanton stabilitet fiskal për tatimpaguesit, ndërsa ka si objektiv kryesor rritjen e nivelit të mbledhjes së të ardhurave, nëpërmjet miradministrimit fiskal.

Kjo u theksua nga Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë diskutimit të kësaj strategjie në mbledhjen e Këshillit Tatimor.  

Ministri vuri në dukje se draft- strategjia ka tre shtylla kryesore, një prej të cilave lidhet me rishikimin e politikës tatimore, me fokus në rishikimin e përjashtimeve apo normave të reduktuara të tatimeve direkte dhe indirekte e cila parashikohet që rritja e të ardhurave tatimore të jetë me rreth 65 miliardë lekë deri në fund të vitit 2027.

Nëpërmjet kësaj strategjie ne parashikojmë rritjen e të ardhurave me rreth 65 miliardë lekë deri në fund të vitit 2027 ose 2.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto krahasuar me vitin 2019, ku peshën kryesore e kanë masat që do të merren nëpërmjet miradministrimit tatimor dhe doganor”, deklaroi Malaj.

Kjo strategji sqaroi ministri është konsultuar dhe dakordësuar me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa përbën një parakusht që Shqipëria duhet të plotësojë në kuadër të instrumentit të Bashkimit Evropian “Faciliteti për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” .

/rtsh.al/