RTSH 24 Live

Kosovë

Stano thirrje Kosovës dhe Serbisë: Zbatoni Marrëveshjen e Ohrit, e kërkon Brukseli dhe Uashingtoni

10/09/2024

Stano thirrje Kosovës dhe Serbisë: Zbatoni Marrëveshjen e Ohrit, e kërkon Brukseli dhe Uashingtoni

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano  ka deklaruar se nisja e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë është kërkesë e vetë Brukselit dhe Uashingtonit.

Sipas Stanos, nëse Prishtina dhe Beogradi nuk zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

Lidhur me pohimet e emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak se Serbia e ka tërhequr letrën me anë të së cilës konteston disa pikat nga marrëveshja e Ohrit, Stano tha se nuk do të përsërisë ato që ka thënë i dërguari i BE-së.  

Nuk do të përsëris atë që Përfaqësuesi Special i BE-së ka thënë tashmë. Mund të theksoj vetëm atë që është përfshirë në një sërë porosish, qëndrimesh, komentesh të BE-së, duke përfshirë edhe nga shtetet anëtare dhe është përfshirë edhe në konkluzionet e Këshillit Evropian, se edhe Serbia edhe Kosova duhet të kenë për detyrë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe nëse nuk e bëjnë, nuk do të mund të vazhdojnë në rrugën e tyre drejt BE-së. Është shumë e qartë. Pra, për ne ky është dokumenti përfundimtar dhe i detyrueshëm sipas të drejtës ndërkombëtare si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe nuk nevojiten hapa të mëtejshëm për ta zbatuar apo për t'u sforcuar”, ka deklaruar Stano.

Sipas zëdhënësit të BE-së domosdoshmëria për nisjen e zbatimit të marrëveshjes nuk është vetëm kërkesë e Brukselit por edhe e Uashingtonit.

Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak konfirmoi të premten e kaluar në Prishtinë se Serbia është tërhequr prej letrës së dërguar në Bruksel vitin e kaluar, në të cilën ka shprehur rezerva për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në ato pikat që paraqesin vija të kuqe për shtetin serb.

/rtsh.al/