Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në një deklaratë për mediat ndër të tjera tha se deklarata e propozuar prej tyre, të marrë mbështetjen e të gjithë parlamentit të Shqipërisë për tu miratuar.
Projektrezoluta për forcimin e bashkëpunimit me Greqinë dhe heqjen e ligjit të luftës propozuar nga Partia për Drejtësi dhe Unitet mori edhe miratimin e dy partive të mëdha në parlament. PS dhe PD nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në konferencën e kryetarëve dhanë pëlqimin që në seancën plenare të javës së ardhshme të diskutojnë për çështjen, brenda një kohe të caktuar dhe më pas të votojnë projekt deklaratën që i kërkon Greqisë të heqë ligjin e luftës.
“Shumica jonë parlamentare mbështet plotësisht, deklaratën e propozuar nga grupi parlamentar për demokraci dhe integrim. Qeveria shqiptare ka bërë çdo përpjekje me qeverinë greke për abrogrimin e ligjit të luftës që është një ligj absurd, krejt i panevojshëm dhe i dal kohe. Jo vetëm në përpjekjet tona dy palëshe, jo vetëm deklaratat e ministrave të jashtëm të Greqisë si deklarata e zotit Kocias që e quan ligjin një budallallëk historik por edhe ajo e Dendias që e quan një atavizëm të panevojshëm, por edhe në takimet më të afërta me homologët tanë dhe me qeverinë greke ne e kemi bërë prezentë qëndrimin tonë. Deklarata e propozuar, uroj dhe besoj që do të marrë mbështetjen e të gjithë parlamentit të Shqipërisë për tu miratuar sepse Greqia është një shtet mik, është një aleat strategjik i Shqipërisë. Ne e kemi firmosur dhe më pas e kemi vënë në funksion “Traktatin e Paqes” mirëkuptimin, bashkëpunimit dhe sigurisë me Greqinë që në vitin 1996 dhe më pas në 1998 është ratifikuar”, tha Spiropali.
Ministrja Elisa Spiroplai tha se grupi parlamentar i partisë socialiste ka vendosur të çoj ne Kuvend propozimet e tyre të cilat reflektojnë kërkesat e gjykatës kushtetuese. Spiropali tha gjithashtu se diaspora shqiptare duhet të votoj në zgjedhjet e ardhshme.
“Grupi parlamentar i partisë socialiste ka vendosur të çoj në Kuvend propozimet tona që reflektojnë “fije për pe”, kërkesat e gjykatës kushtetuese. Besojmë që diaspora Shqiptare duhet të votoj dhe këtë duhet ta bëjmë realitet në zgjedhjet më të afërta, ndaj kemi reflektuar për vendimin e gjykatës që e konsideron jo kushtetuese mohimin e votës për diasporën. Propozimi ynë i ngjashëm me sisteme edhe jashtë. Kemi bërë propozimet tona të cilat janë të thjeshta, të zbatueshme”, u shpreh Spiropali.
Ministria Spiropali u shpreh gjithashtu se detyrë e çdo grupi parlametar është të japë propozimet më të mira si rekomandimet e OSBE-ODIR-it ashtu edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat duhen zbatuar.
“Nuk është qëllimi ynë është të bëjmë llogaritarin e votave, apo të gjuajmë votat, por është detyrë e çdo grupi parlametar të japë propozimet më të mira për të reflektuar si rekomandimet e OSBE-ODIR-it ashtu edhe rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat duhen zbatuar dhe më pas të shkojmë në seancë dhe ti votojmë” tha Spiropali.
/rtsh.al/