Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shukri Buja ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka liruar nga të gjitha akuzat dhe ka përmbyllur hetimet ndaj tij.
Buja, ish-kryetar i Lipjanit, tha se hetimet ndaj tij, që nisën më 2019, u përmbyllën dhe ai u njoftua zyrtarisht për këtë nga Dhomat e Specializuara. “Kjo është një fitore e madhe dhe e rëndësishme, e cila vërteton pafajësinë time, por edhe pastërtinë dhe lavdinë e UÇK-së”, shkroi Buja në Facebook.
Ndërkohë, në Dhomat e Specializuara është duke u zhvilluar rasti gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
/RTSH/