RTSH 24 Live

Kosovë

Spanja nuk ndryshon qëndrim, parlamenti rrëzon propozimin për pavarësinë e Kosovës

27/06/2024

Spanja nuk ndryshon qëndrim, parlamenti rrëzon propozimin për pavarësinë e Kosovës

Parlamenti i Spanjës s’e ka përkrahur propozimin jo-ligjor të “Junts” që Spanja ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Nisma për të cilën është debatuar të martën në Parlamentin e Spanjës është hedhur poshtë nga partitë PSOE, PP dhe Vox, ndërsa “Sumar” ka abstenuar, shkruan eruopapress.com, transmeton europapress.es

Deputetja e PSOE, Obdulia Tbaoadela Alvare, gjatë debatit të martën kishte deklaruar se pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e Kosovës dihet dhe mbetet i pandryshueshëm.

 

/rtsh.al/