RTSH 24 Live

Kosovë

Aplikacioni TikTok, qeveria e Kosovës e ndalon në institucionet shtetërore

29/06/2024

Aplikacioni TikTok, qeveria e Kosovës e ndalon në institucionet shtetërore

Në institucionet shtetërore në Kosovë nuk do të lejohet përdorimi i aplikacionit Tik-tok. Qeveria atje miratoi një vendim, dhe sipas  zëvendësministrit të punëve të brendshme  Bardhyl Dobra, ndalimi bëhet për shkak të rreziqeve kibernetike që ajo paraqet.

Vendimi ka për synim të mbroj institucionet shtetërore të Kosovës kundër kërcënimeve dhe veprimeve të sigurisë kibernetikë të cilat mund të shfrytëzohen për sulme kibernetike ndaj infrastrukturës të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Gjithashtu, vendimi detyron të gjithë institucionet publike që janë  pronare dhe administrojnë rrjete shtetërore të komunikimit që të vendosin kufizimet nevojshme teknike për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të aplikacionit TikTok në ambientet zyrtare të punës. Po ashtu, të gjithë zyrtarët publik janë të detyruar  që në pajisjet zyrtare të largojnë aplikacionin TikTok dhe skedarët instalues të tij.

/RTSH/