RTSH 24 Live

Aktualitet

SPAK jep pretencën: 2 vite burg për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla

07/05/2021

SPAK jep pretencën: 2 vite burg për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. 
SPAK ka kërkuar 2 vite burg për ish kryeprokurorin dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike. Kjo pretencë e dhënë për së dyti vjen pas heqjes dorë nga ish-kryeprokurori Llalla nga gjykimi i shkurtuar dhe rikthimit të procesit gjyqësor me procedurë të zakonshme. 
Në përfundim të konkluzioneve, SPAK i ka qëndruar të njëjtës kërkesëkëtë të premte  ka përfunduar procesi gjyqësor me procedurë të zakonshme dhe në seancë ishte i pranishëm dhe vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm. 
Pak javë më parë GJKKO, revokoi gjykimin e shkurtuar ndaj Lallës pas kërkesës së këtij të fundit, i cili po gjykohet për akuzën e “refuzim për deklarim” dhe “fshehje pasurie”. 
Më konkretisht, bëhet fjalë për mosdeklarimin e saktë nga Llalla të shpenzimeve për shkollimin e një prej fëmijëve jashtë vendit, për të cilën ai ka marrë dhe gjobë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.