RTSH 24 Live

Politikë

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

3 orë para

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.

Dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u regjistruan 15 parti politike, ndërsa deri mesditën e së martës numri i partive shkoi në 39.

Të gjitha subjektet kanë depozituar në KQZ dokumentet që kërkon ligji zgjedhor, materiale që KQZ-ja, po sipas ligjit, ka të drejtë t'i verifikojë dhe nëse gjen pasaktësi apo mangësi, të kryejë një korrespondencë me subjektet politike, që ato formalisht të kenë të drejtë të hyjnë në garën e 11 majit.

Partitë e mëdha politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, janë regjistruar dhe janë pasuar nga shumë të tjerë, të cilët janë të pozicionuar ose qartë ose presin në njërin krah politik ose tjetrin.

Sipas Kodit Elektoral, KQZ-ja mbyll sonte në mesnatë portën e regjistrimit për partitë, ndërsa u jep mundësi koalicioneve që të regjistrohen si grupime deri të hënën e javës që vjen.

Jo të gjitha partitë hyjnë në parlament, megjithatë disa prej tyre kërkojnë të mbledhin vota nga llogaritja kombëtare e votave të shqiptarëve, duke synuar të sigurojnë prezencën minimale në sallën e parlamentit.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/