RTSH 24 Live

Aktualitet

Sot pritet përmirësim i përkohshëm i motit, nesër sërish stuhi në zonën e Shkodrës

28/09/2022

Sot pritet përmirësim i përkohshëm i motit, nesër sërish stuhi në zonën e Shkodrës
Meteorologe- Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po mbajnë reshje shiu në vendin tonë gjatë kësaj jave.

E Mërkurë, data 28 Shtator 2022

Moti do të jetë kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     13/22°C
Zona e ulët         12/27°C
Zona bregdetare  18/27°C

Kosova, e Mërkurë data 28 Shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim  me shpejtësi 8-10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 21°C -23°C .

E Enjte, data 29 Shtator 2022

Moti do të jetë vranësira mesatare dhe rrreshje shiu me stuhi intesive në zonën e Shkodrës dhe zonën qëndrore, zona lindore do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     11/20°C
Zona e ulët         12/27°C
Zona bregdetare  16/25°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari