RTSH 24 Live

Rajon

Sot në Bruksel raundi i ri i dialogut Prishtinë–Beograd

6 orë para

Sot në Bruksel raundi i ri i dialogut Prishtinë–Beograd

Do të mbahet këtë të enjte (24 tetor) në Bruksel raundi i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në nivel të negociatorëve kryesorë.

Kosova do të përfaqësohet nga kryenegociatori i saj Besnik Bisljimi. Nga ana e Serbisë pritet pjesëmarrja e drejtorit të Zyrës për Kosovën dhe negociatori kryesor Petar Petkoviq.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, deklaroi një ditë më parë (23 tetor) se agjenda do të përfshijë nevojën për "fillimin e menjëhershëm të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit" dhe që të dyja palët "të bien dakord përfundimisht" për përparimin në dialog.

/rtsh.al/