Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion “3D nga Alban Dudushi në RTSH1, se Berisha po materializon një plan të vetin që ka për të krijuar një grup qendrestarësh, pa risi dhe pa surpriza.
Soko u shpreh se nga lista që është publikuar, Berisha nuk po shkon për të fituar.
“Mënyra se si ka ecur deri më sot dhe fakti që deri në momentin e fundit gjetën kohën dhe bënë kompromiset e fundit me qeverinë për disa marrëveshje që ishin në interes. Berisha nuk e ka plan që të fitojë por për të fituar një grup qendrestarësh për ti përdorur si kullë për të qëndruar aty. Nisur nga emrat që kanë zyrtarizuar sot mungon inspirimi për zgjedhjet e 2025 është në ‘temperaturën’ më të ulët të mundshme”.
/rtsh.al/