RTSH 24 Live

Televizion

Skënder Gjinushi në "Dekalog": Fushat që do kenë përparësi për tu bërë anëtar i Akademisë së Shkencave

19/01/2021

Skënder Gjinushi në "Dekalog": Fushat që do kenë përparësi për tu bërë anëtar i Akademisë së Shkencave

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka 49 anëtarë. 8 janë nga fusha e gjuhë-letërsisë, 18 nga shkencat ekzakte, 5 mjekësia, 6 nga historia dhe arkeologjia, 2 nga ekonomia, 2 nga drejtësia, 4 sociologjia e antropologjia, 2 nga kultura dhe muzikologjia, dhe 1 nga bujqësia. Kjo e fundit e cila  është një nga fushat që jep një të tretën e prodhimit të përgjithshëm bruto në Shqipëri, ka vetëm 1 nga 49 anëtarë. Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi pranoi në emisionin "Dekalog" se ka një mospërputhje të akademikëve me fushat që vendi ka më shumë nevojë, por raportet pritet të rregullohen.  “Por kjo i përket të ardhmes. Shumë shpejt do bëjmë ndryshime në këtë drejtim”, u shpreh kryetari i Akademisë së Shkencave.