RTSH 24 Live

Ekonomi

Skemat mbështetëse në bujqësi, 2500 aplikime deri tani në Gjirokastër

17/04/2024

Skemat mbështetëse në bujqësi, 2500 aplikime deri tani në Gjirokastër

Procesi i aplikimit për Skemat mbështetëse në bujqësi është drejt përfundimit. Në Qarkun e Gjirokastrës janë 2500 fermerë që kanë dorëzuar dosjet deri më tani për të përfituar subvencione.

Qeveria ka parashikuar 3.3 miliardë lekë që do ti alokojë për mbështetjen e fermerëve. 1.2 miliardë prej tyre shkon për naftën dhe 2.1 të tjera për blegtorinë, bimët mjekësore dhe serat.

/ rtsh.al /