RTSH 24 Live

Ekonomi

Balluku: 100 milionë euro investime në Rinas për fluturimet transoqeanike

29/04/2024

Balluku: 100 milionë euro investime në Rinas për fluturimet transoqeanike

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në fjalën e saj gjatë aktivitetit “Vera 2024, siguri, mikpritje, shërbime dhe infrastrukturë për pushuesit”, deklaroi se në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit po vijon puna për të ndërtuar pistën që do të mundësojë fluturimet transoqeanike, ndërsa informoi se aeroporti i Vlorës do të jetë gati në fillim të sezonit të ri turistik, vitin e ardhshëm.

Sipas zv.kryeministres Balluku, rritja përtej projeksioneve e numrit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit shtyu qeverinë të punonte për shtimin e kapaciteteve në infrastrukturë.

Ishim përgatitur për një numër të konsiderueshëm turistësh, por jo 10 milionë turistë. Na u desh të punonim jo vetëm për rritjen e kapaciteteve akomoduese por edhe në drejtim të përmirësimit të] infrastrukturës dhe ja dolëm. 14 milionë është projeksioni, por besoj do të jenë më tepër turistë që do të vizitojnë vendin këtë vit. Në Aeroportin e Rinasit u pritën 7.2 milionë pasagjerë nga 2 milionë që ishin në 2019. Kjo u arrit falë një strategjie të aviacionit civil, për portat hyrëse nga ajri. Janë 4 aeroporte, duke nisur nga Kukësi, Tirana, Vlora dhe Gjirokastra, për të cilin çelim garën në maj,” tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja informoi se aeroporti i Tiranës ndërsa po përgatitet për fluturimet transoqeanike, ka çuar në 40 mijë m2 sipërfaqen e terminaleve.

Kur rinegociuam kontratën u bë zhurmë, por ajo kontratë e rinegociuar u bazua mbi garantimin e një investimi prej 100 milionë eurosh në zgjatimin e pistës, për ta kthyer në një aeroport të kategorisë “E”, ku do të akomodohen fluturimet transoqeanike që Shqipëria s’i ka pasur deri sot. Sot pasagjerët shqiptarë kanë mbushur aeroportet e rajonit për fluturime të tilla. Me zgjerimin e pistës do të fluturojnë nga aeroportet tona. Rinasi, i vetmi në vend me 13 mijë m2 terminal, sot kemi 40 mijë m2 terminal. Kemi 9 vendparkime të reja, ndër të cilat 2 për avionët që bëjnë udhëtimet transoqeanike. Këto ndodhin në Rinas,” deklaroi Balluku.

Balluku ndërsa foli për projektet e rëndësishme në vend, u ndal edhe tek aeroportet duke thënë se në aeroportin e Vlorës vitin tjetër do të ngrihen dhe do të ulen avionët e parë në këtë kohë.

Na u desh të përforconim më mënyrën më të mirë për të pasur sa më pak aksidente dhe të shërbenim sa më mirë. Dhe ia dolëm. Strategjia e portave hyrëse nga ajri. Katër aeroporte duke nisur nga Kukësi, Tirana Vlora dhe ai i Gjirokastrës janë dhe do të jenë të disponueshme në vendin tonë. Tashmë do të fluturojmë nga. Ai i Rinasit ka qenë një aeroport me 13 mijë metra katrorë terminale, sot kemi 40 mijë metra katrorë terminale.

Balluku po ashtu bëri të ditur se aeroporti i Vlorës ka një ecuri të shkëlqyer dhe në fund të këtij viti do ta kemi të dorëzuar për të vijuar me fazën e certifikimit dhe vitin tjetër do të ngrihen e ulen avionët.

Në maj do të hapim edhe garën ndërkombëtare për Aeroportin e Gjirokastrës, që do të jetë porta e katërt. E nisëm për në Sarandë, por me këmbënguljen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit u spostua në Gjirokastër, pasi ishte e pamundur të ndërtohej në Sarandë për shkak të zonave të mbrojtura dhe fluksit të lartë të turistëve. Aeroporti i Gjirokastrës do t’i shërbejë edhe malësisë, Tepelenës, Gjirokastrës, por edhe zonës bregdetare, pasi lidhen nga tuneli i Skërficës dhe duhen vetëm 35 minuta nga aeroporti në bregdet,” deklaroi Balluku.

/rtsh.al/