RTSH 24 Live

Ekonomi

Skema Kombëtare e Subvencionimit në Bujqësi, më shumë se 700 aplikime në Bashkinë e Maliqit

02/04/2024

Skema Kombëtare e Subvencionimit në Bujqësi, më shumë se 700 aplikime në Bashkinë e Maliqit

Më shumë se 700 fermerë të bashkisë Maliq kanë aplikuar për të përfituar nga Skema Kombëtare e 
Subvencioneve në Bujqësi e ofruar nga qeveria shqiptare. Shifrat janë bërë të ditura nga drejtori i 
bujqësisë në këtë bashki Arben Dulellari. Sipas tij janë marrë të gjitha masat për të mbështetur 
fermerët për të kryer aplikimin në qytetin e Maliqit por edhe në njësitë administrative.
Afati për kryerjen e aplikimeve është deri më 19 prill. 
Sipas Dulellarit fermerët duhet të bëjnë kujdes në rast se nuk plotësojnë kushtet në mënyrë individuale.
Ata duhet të bashkohen me njëri tjetrin për të pasur mundësi të përfitojnë nga skemat kombëtare të subvencioneve në bujqësi.

Gazetar Marash Mirashi

/ rtsh.al /