RTSH 24 Live

Ekonomi

Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri, bizneset e dy vendeve mbajnë takimin e parë

15 orë para

Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri, bizneset e dy vendeve mbajnë takimin e parë

Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë nënshkruar 100 marrëveshje e shumë prej tyre janë lënë në harresë ndërkohë që bizneset nga Kosova e Shqipëria  i kërkojnë dy qeverive bashkëpunim për rritjen e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Diskutuam bizneset anëtare të kryesive për përparësi që tregjet tona i kanë por njëkohësisht edhe për sfidat që kalojnë. Një nga mundësitë për të zhvilluar ekonominë kombëtare është bashkimi i kapitalit. Kërkesa jonë e përbashkët është të ngrijnë vetëdijen kombëtare për të konsumuar prodhimet vendase, 100% shqip”, u shpreh Agim Shahini, Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, ka theksuar se ndonëse të dyja vendet kanë prodhimtari, shkëmbimet tregtare mungojnë.

Fokusi është që ne të rrisim integritetin e sipërmarrjeve tona dhe prodhuesve tanë dhe kjo bëhet vetëm nëpërmjet politika të duhura nga dy qeveritë e vendeve tona. Janë mbajtur shënim të gjitha ankesat dhe shqetësimet e bizneseve dhe brenda javës stafet e Dhomave të Tregtisë do të paraqesin një material   të përbashkët për t’ia drejtuar dy qeverive”, u shpreh Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ,Tiranë.

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë kanë mbajtur takimin e parë me temë “ Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri si mundësi e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik”.

Gazetare: M. Dokle  

/RTSH/