RTSH 24 Live

Sociale

Situata e furnizimit me ujë në Finiq, qeveria ka investuar 13 milion euro deri më tani

4 orë para

Situata e furnizimit me ujë në Finiq, qeveria ka investuar 13 milion euro deri më tani

Njësia e Ujësjellës Kanalizimeve në Bashkinë e Finiqit ka përballuar me sukses furnizimin me ujë të konsumatorëve gjatë sezonit të verës, pasi numri i tyre është rritur me kthimin e përkohshëm të emigrantëve në vendlindje.

Nga kjo njësi furnizohen banorët e 58 fshatrave në 5 njësi administrative, ku një pjesë e tyre janë në reliev malor.

Megjithatë, gjatë 4 viteve të fundit qeveria shqiptare ka investuar rreth 13 milion euro në tre rrjete ujësjellësash në territorin e Bashkisë së Finiqit.

Konkretisht, janë kryer investime në rrjetet e ujësjellësave tê Merkos, Syrit të Kaltër dhe të Leshinicës.

Njëkohësisht, kjo njësi ka filluar nënshkrimin e kontratave të reja me konsumatorët, ku numri i tyre deri tani ka arritur në 2750.

Gazetar: K. Xhai 

/rtsh.al/