RTSH 24 Live

Kronika

Siguria rrugore, masë administrative për 1123 drejtues mjetesh

25/11/2021

Siguria rrugore, masë administrative për 1123 drejtues mjetesh

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 5 drejtues automjetesh që janë konstatuar duke drejtuar në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi. Sipas Policisë së Shtetit, “janë ndëshkuar me masë administrative, për gara shpejtësie dhe për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara 17 drejtues mjetesh, janë ndëshkuar me masë administrative, për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 7 drejtues automjetesh sportive dhe janë ndëshkuar me masë administrative 14 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit parapritës”.

“Policia ka ndëshkuar me masë administrative 146 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, ka ndëshkuar me masë administrative 1123 drejtues të automjeteve të ndryshme, për qëndrim dhe pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit”, theksohet në njoftim.

“Ndërkohë që 82 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik”, informon Policia.