RTSH 24 Live

Politikë

Siguria debate për McGonigal/ Salianji: Qeveria miliona euro kompanive ruse! Peleshi: Nuk e kam takuar, nuk merrem me spekulime

31/01/2023

Siguria debate për McGonigal/ Salianji: Qeveria miliona euro kompanive ruse! Peleshi: Nuk e kam takuar, nuk merrem me spekulime

Deputeti demokrat Ervin Salianji e ka konsideruar skandal të madh arestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjen e këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama.Sipas Salianjit, qeveria ka dhënë miliona euro kompanive të lidhura me Rusinë dhe Serbinë për interesat e veta, ndërsa ka bërë thirrje për informacione për këtë ccështje që sipas tij, ka zaptuar mediat e të gjithë botës.

Në Shqipëri ka shpërthyer një skandal i madh me ish-drejtorin e kundërzbulimit në SHBA dhe një rast tjetër ku Policia e Shtetit lajmëron se do vijnë do ju heqim kamerat. Kamerat në Shqipëri nuk dihet prej sa vitesh.

Në këto kushte ne duhet të kishim thërritur institucionet aty ku cenohet siguria kombëtare. Ministrin që ka që në shtator që nuk vjen pas kërkesës që kemi bërë ne, dhë nëse nuk vjen që të japë llogari, thërrisni një punonjës që të japin llogari para shqiptarëve. Të kërkojmë informacionin e nevojshëm nga institucionet e sigurisë kombëtare për një person që është bërë kryelajm në mediat botërore, Charles McGonigal që në takim me Kryeministirn dhe dy këshilltarë privat (për herë të parë i dëgjuar në institucione), bën lëmsh dynjanë, përfshihet në afera financiare, jepen miliona euro apo jepen kompanive të lidhura me Rusinë dhe Serbinë sipas gjykatës administrative të 2019-ës  dhe investigimit të BIRN-in 300 mln usd dëm për interesa politike të kryeministrit dhe kësaj qeverie”, tha Salianji.

Pas Salianjit, deputeti Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar informacion nga Ministri i  Mbrojtjes, Niko Peleshi nëse ai apo Drejtori i Policisë, janë takuar me ish-zyrtarin e arerstuar të FBI-së, Charles McGonigal

Vizita e sukeskshme e ministrit në amerikë është shumë e suksesshme. A keni takuar McGonigal ju apo drejtori i policisë?”, tha Xhaferraj. Nga ana e tij Ministri Peleshi mohoi të jetë takuar me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.

“Do përgjigjem se po nuk u përgjigja do duket sikur kemi ndonjë gjë  për të fshehur. Unë kam ardhur si ministri i Mbrojtjes ndërsa drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes ka ardhur si i tillë, jo si ish-funksionar. Pyetja juaj ishte e drejtpërdrejtë. Jo nuk e kam takuar, nuk e di drejtori. Por edhe po ta kisha takuar unë personalisht, nuk besoj se përbën ndonjë lloj lajmi. Ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që nuk do kenë asnjë shkelje apo asnjë akuzë nga vendet e tyre. Kjo nuk është pyetje. Unë nuk merrem me spekulime. Edhe po ta kisha takuar, nuk do ishte ndonjë mëkat”, tha Peleshi.

/rtsh.al/