RTSH 24 Live

Sociale

Si e kalojnë kohën fëmijët e kryeqytetit në fundjavë?

7 orë para

Si e kalojnë kohën fëmijët e kryeqytetit në fundjavë?

Tirana, veçanërisht në fundjavë, mbushet me energjinë dhe gëzimin e fëmijëve që kërkojnë aventura dhe argëtim.

Nga Kopshti Zoologjik, Liqeni Artificial, te teatrot e qytetit, por edhe hapësirat e dedikuara për më të vegjlit gumëzhijnë nga zërat e tyre të hareshëm.

Në Kopshtin Zoologjik, fëmijët vëzhgojnë me kureshtje kafshët dhe mësojnë për to përmes vizitave të organizuara nga prindërit. Për shumë prej tyre, takimi me kafshët është një përvojë emocionuese dhe edukative, duke u dhënë mundësinë të shohin nga afër gjitarë, shpendë dhe zvarranikë të ndryshëm.

Ndërkohë, skenat e teatrove të fëmijëve janë plot jetë. Shfaqjet me personazhe të dashura tërheqin vëmendjen e të vegjëlve, të cilët ndjekin me entuziazëm çdo ngjarje dhe kënaqen duke qenë pjesë e magjisë së artit skenik.

Përtej këtyre aktiviteteve, parqet dhe këndet e lojërave mbeten zgjedhja kryesore për ata që duan të kalojnë kohën në ajër të pastër.

Mes lojërave dhe të qeshurave, fëmijët krijojnë kujtime të bukura, duke e bërë fundjavën një moment të shenjtë për argëtim dhe zhvillim.

/rtsh.al/