Vendimin për mbylljen e platformës TikTok e përqafojnë edhe një pjesë e mirë e qytetarëve të cilët RTSH pyeti.
Për prindërit ky lloj kufizimi nuk përben shqetësim, përkundrazi lehtëson edhe ata nga përgjegjësia e kontrollit që duhet të kenë ndaj fëmijëve në përdorimin e rrjeteve sociale.
“Shumë i drejtë mbyllja”, shprehet qytetarja.
“Nuk mendoj se duhet mbyllur plotësisht, por fëmijët duhen kufizuar pasi nuk është i dobishëm”, shprehet një tjetër.
Por, një pjesë e adoleshentëve mendojnë ndryshe, ndërsa e pranojnë ndikimin që kanë tek ata forma të ndryshme të ekspozimit.
“Kam llogari dhe më pëlqejnë që të shoh postimet”, shprehet adoleshentja. “Nuk kam dëshirë që të mbyllet, edhe pse nuk kam krijuar varësi nga kjo platformë”, shton ajo.
Duke nisur nga data 12 mars, në Shqipëri askush nuk mund të jetë përdorues i TikTok, pasi me vendim të qeverisë, kjo platformë do të mbyllet përmes Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike dhe ky kufizim do të vlejë për të paktën 12 muaj.
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/