RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Mërkurë 20 Tetor 2021

20/10/2021

Si do të jetë moti sot, e Mërkurë 20 Tetor 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e pozicionuar në Europën lindore e cila po ifluencon mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë .

E Mërkurë, 20 Tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare ne shtim në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.     

Temperaturat:

Zona malore        4/21°C
Zona e ulët          6/24°C
Zona bregdetare  10/23°C

Kosova, e Mërkurë, dt 20 Tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës. Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 1°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 19°C .

E Enjte, 21 Tetor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën veri-perëndimore pasdite . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.     

Temperaturat:

Zona malore        8/18°C
Zona e ulët          11/21°C
Zona bregdetare  13/22°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari