RTSH 24 Live

Film

Shuhet "Mjeshtri" Vladimir Prifti, regjisori i shquar i "Udhës së shkronjave"

05/11/2023

Shuhet "Mjeshtri" Vladimir Prifti, regjisori i shquar i "Udhës së shkronjave"

Kinematografia shqiptare ka humbur një nga regjisorët e saj më të shquar, "Mjeshtrin e Madh" Vladimir Prifti.

Prifti u nda nga jeta në fundjavë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas si trashëgimi fëmijët dhe veprat e tij artistike.

Artisti i merituar, Prifti, njihet për filmat si "Udha e shkronjave", "Dhe vjen një ditë", "Flutura në kabinën time", "Kush vdes në këmbë", "Era e ngrohtë e thellësive" apo "Dasma e Sakos".

"Sot ekranit shqiptar i ka ikur regjisori i shquar, njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi!" njoftoi kolegu i tij, regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj.

Jeta e një "Artisti të Merituar"

Vladimir Prifti lindi në Tiranë, më 1 qershor 1942. Mbaroi shkollën e Iartë për aktor në “Aleksandër Moisiu” dhe fill më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor. Aty luajti disa role të dyta, ku spikati me Kogon te drama “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit (I968).

Pas disa përvojave si asistent regjisor në këtë teater, në I974 filloi punë si regjisor në TVSH. Këtu zë fill pasioni i tij për xhirimin e filmave. E nisi në mënyrë premtuese me dramatizimin e romanit të Ismail Kadaresë nga Pirro Mani “Gjenerali i ushtrisë‘ së vdekur” (I976) duke e shndërruar kodin e shfaqjes teatrore në gjuhën specifike të filmit televiziv, pa e humbur cilesinë artistike. Në këtë udhë vijoi edhe me filmin “Kur hidheshin themelet” (I978), sipas dramës së KoIë Jakoves “Lulet e Shegës”.

Filmi i tij i parë artistik origjinal ishte “Udha e shkronjave” (I978), nderuar me çmim të vecantë në Festivalin III të Filmit Artistik Shqiptar dhe me çmim të Republikës të shkallës së parë. Sado që kanë kaluar vite, ai mbetet ndër kulmet e kinoregjisorit dhe të vetë kinematografisë shqiptare, një film i frymëzuar, i kahut psikologjik, me nënshtresa e tonime të thukëta dramatike, mesazhe të fuqishme, karaktere të realizuara, tension e suspansë.

Vladimir Prifti ka realizuar edhe mjaft dokumentarë në vitet 2000–2004, ndër to: "Te bekuarit", "Legjenda e baltës", "Rruga Egnatia", "Butrinti". Ky i fundit ka edhe elementet e filmit artistik, pasi ndërtohet mbi një fabul dhe personazhe te trilluara. FiImi fitoi çmim të veçantë në Festivalin X Ndërkombëtar te Filmit Arkeologjik, në Kiel të Gjermanisë.

Vladimir Prifti mbante edhe rolin e pedagogut te jashtëm ne Akademinë e Arteve dhe në Shkollën e Multimedias "Marubi". /KSH

/rtsh.al/