RTSH 24 Live

Botë

Shtuni: Lufta sapo ka filluar. Jemi në një luftë rajonale. Ja katër pikat e vlimit!

15/04/2024

Shtuni: Lufta sapo ka filluar. Jemi në një luftë rajonale. Ja katër pikat e vlimit!

Iran- Izrael- Lufta në prag! Si duhet parë sulmi i Iranit me dron ndaj Izraelit? A ishte ky një dështim i Iranit? Si do të jetë kundërpërgjigja e Izraelit, qëndrimi i SHBA në këtë konflikt dhe ka gjasë për zgjerim të këtij konflikti? Në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit për të diskutuar situatën më të fundit në Lindjen e Mesme janë të pranishëm, Adri Nurellari, politolog, Edvin Kulluri, sekretar për marrëdhëniet me publikun PD, Kreshnik Osmani, ekspert i Lindjes së Mesme dhe analisti Neritan Alibali. Ndërsa në lidhje të drejtpërdrejtë në studio është Adrian Shtuni, ekspert sigurie, Gerta Zaimi, kryeredaktore Albanian Post si dhe ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe.

Adrian Shtuni, ekspert sigurie i pyetur nga moderatori Alban Dushi  se a jemi në prag të një lufte të vërtetë në Lindjen e Mesme u shpreh se, “ fatkeqësisht nuk kam përgjigje optimiste.

Mendoj se lufta tashmë ka filluar. Jemi në një luftë rajonale e cila në këtë moment po zhvillohet  luftë “proxy” dhe jo drejtpërdrejtë.  Hapi i parë i një lufte të drejtpërdrejtë u hodh nga Irani me sulmin që bëri. 

Për ekspertin Shuni ka katë pika vlimi të situatës në rajon duke përjashtuar Gazën, dhe të katra këto pika janë të kontrolluara nga Irani si politikisht, ushtarakisht dhe financiarisht.

Në Liban operon grupi militant i ‘Hezbullah’ në Detin e Kuq që janë “Huthët” që kanë cenuar transportin ujor.   Një pikë tjetër janë Forcat e mobilizimit Popullor në Irak që kontrollohen nga Irani dhe në Siri që godet nga largësia Izraelin.” 

 

/rtsh.al/