RTSH 24 Live

Teknologji

Shqiptarja Mira Murati zbulon GPT-40 - Shefja e Teknologjisë publikoi produktin e ri të OpenAI

14/05/2024

Shqiptarja Mira Murati zbulon GPT-40 - Shefja e Teknologjisë publikoi produktin e ri të OpenAI

Shqiptarja e suksesshme Mira Muarati, që mban postin e shefes së teknologjisë në kompaninë e inteligjencës artificiale OpenAI, ka bërë daljen e parë publike në prezantimin e një produkti të kompanisë. Ajo zbuloi zhvillimin më të fundit në përmirësimin e softuerit të inteligjencës artificiale GPT. (Xhi Pi Ti) Në fjalën e saj, Murati theksoi se kompania po zbulonte një version desktop për GPT në mënyrë që të rrisë më tej ndërveprimin e përdoruesve.

“GPT-4o ofron inteligjencë të nivelit GPT-4, por është shumë më i shpejtë dhe përmirëson aftësitë e tij në tekst, pamje dhe audio. Gjatë dy viteve të fundit, ne kemi qenë shumë të fokusuar në përmirësimin e inteligjencës së këtyre modeleve dhe ato janë bërë mjaft të mira. Por kjo është hera e parë që ne po hedhim vërtet një hap të madh përpara lidhur me lehtësimin e përdorimit. Kjo është tepër e rëndësishme sepse po shohim të ardhmen e ndërveprimit mes nesh dhe pajisjeve teknologjike”, tha shefja e Teknologjisë në OpenAI, Mira Murati.

Produkti i ri GPT-4o do të shfrytëzojë fuqinë e softuerit më të fundit dhe të përmirësuar të inteligjencës artificiale të kompanisë GPT-4, i cili aktualisht është i disponueshëm vetëm për abonentët me pagesë.

/RTSH/