Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti arritën në total 48 miliardë lekë, ose 4,5 miliardë lekë apo 45 milonë euro më shumë krahasuar me 10-mujorin e vitit paraardhës. Kjo shifër është realizuar përgjithësisht nga rritja e importit të karburantit, me rreth 2,4 miliardë lekë, ndërsa edhe sasia e konsumuar në vend ka qenë 31,608 ton më shumë se 10 mujori i vitit të kaluar.
E parë ndryshe qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj kanë arritur nivelin rekord të konsumit të karburantit përgjatë këtij vitit, me një sasi totale në 568.8 mijë ton, më e larta në të paktën 8 vitet e fundit.
Në rritjen e konsumit duket se është reflektuar edhe fluksi i lartë i turistëve përgjatë këtij viti, ku një pjesë e mirë vijnë me automjetet e tyre dhe pjesa tjetër marrin automjete me qira ditore.
Sipas Scan Tv
/ rtsh.al /