Analisti Ben Andoni, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH nuk përjashtoi mundësinë që mund të ketë edhe shqiptarë të paguar që mund ta kenë bërë këtë akt sabotimi, duke pasur parasysh edhe sigurinë që shfaq Vuçiç se Beogradi ka informacione për autorët e mundshëm.
Andoni, nga ana tjetër, theksoi se priste të kishte dorëheqje në nivel qendror dhe vendor, lidhur me këtë akt, pasi ai kanal është jetik për Kosovën dhe monitorohet.
“Prisja të kishte dorëheqje nga autoritetet e Kosovës. Janë përgjegjëse si organet e sigurisë edhe ato vendore. Ajo ka qenë e monitoruar me kamera. Është furnizuesi kryesor. Është jetike. S’mund të biem në batakun e Serbisë. Vuçiç ka një siguri se Beogradi ka informacion të saktë për autorët. S’mund të habitemi që mund të ketë dhe shqiptarë që janë paguar dhe mund ta kenë bërë”, tha Andoni.
/rtsh.al/