Politologu Adri Nurellari, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se ngjarjet e fundit në kanalin jetik për furnizimin e Kosovës me ujë, tregon se ndryshe nga çfarë ka deklaruar Kurti, Veriu i Kosovës është i pasigurt dhe se qeveria e Kosovës ka dështuar.
“Ne kemi pasur një situatë më të tensionuar në Bajnskë. Reagimi i qeverisë ishte grotesk. Zyrtarë që shkojnë me veshje ushtarake! Rezultati ishte në favor të Serbisë sepse aty shkuan zyrtarë të lartë gjermanë francez. Nuk kemi fuqi të ndryshojmë Evropën. Ne duhet ta ndryshojmë veten që tu përshtatemi. Duhet thënë qartë se Kosova ka probleme serioze me vendet që e çliruan. S’e kuptojmë më këtë. Kemi parë deklarata ‘triumfuese’ për sigurinë ne Veri, ndërsa sot kemi një akt të pastër terrorist, të rëndë, me sulmin në një pikë jetike. Më parë e ka mbrojtur KFOR-i. Kurti mendon se historia fillon me të. Kjo është qasje e gabuar sepse kemi pasur protektorat ndërkombëtar. Kurti e ka demonizuar Brukselin. Ka pasur integrim të serbëve në strukturat e Kosovës, me policë, prokurorë që janë betuar përpara presidentit të Kosovës. Nuk zgjidhen gjërat me mjete policore, por me dialog me Serbinë me mbështetje ndërkombëtare. Nuk zgjidhet situata me policisë. Tani kemi një situatë të përmbysur. Serbia po shihet si faktor i besueshëm tani. Duhet ndryshuar strategjia, nuk ka zgjidhje me çifteli. Këngë patriotike le të këndohen, por duhet ndryshuar qasja. Kurti thotë Veriu është i sigurt, ndërkohë votohet në kamiona me forca të policisë speciale.”, tha Nurellari.
/rtsh.al/