Shqipëria ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në Tbilisi përballë Gjeorgjisë me rezultatin minimal 0-1
Për Kombëtaren tonë kjo është fitore e parë jashtë fushe përballë gjeorgjianëve.
Shqipëria luajti përballë Gjeorgjisë një ndeshje që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve.
GJEORGJI-SHQIPËRI/ Aksion i shkëlqyer, Asllani na jep avantazhin në Tbilisi
Shqipëria kalon në avantazh ndaj Gjeorgjisë.
Aksion i shkëlqyer, në minutën e 48 mesfushori i kombëtares sonë Kristjan Asllani shënon në portën kundërshtare në një goditje jashtë zonës.
Bajrami shpërthen nga e majta dhe pason te Tuci, i cili bën spondin për Asllanin, me mesfushorin që lëshon një gjuajtje të fortë dhe e ndal topin në rrjetë.
Shqipëria sfidon Gjeorgjinë në Tbilisi, në sfidën që shkon për llogari të Nations League.
Kuqezinjtë vijnë në këtë takim pas humbjes me Çekinë, teksa kërkojnë të reagojnë. Deri më tani, ekipi i Sylvinhos ka 3 pikë dhe renditet në vendin e 3-të.
Silvinjo kishte surprizuar në këtë sfidë pasi vjen me tre ndryshime nga ndeshja e fundit në Çeki.
Mbrojtja është reparti më i prekur ku trajneri brazilian ka vendosur të ulë në stol Elseid Hysajn dhe Marash Kumbullën.
Në sulm debuton për herë të parë Indrit Tuci. 24-vjeçari ka marrë vendin e Mirlind Dakut. Kapiten për këtë takim te kuqezinjtë është mbrojtësi Ismajli.