RTSH 24 Live

Teknologji

Shqipëria merr pjesë në stërvitjen kryesore të NATO-s për sigurinë kibernetike

06/12/2024

Shqipëria merr pjesë në stërvitjen kryesore të NATO-s për sigurinë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurisë Kibernetike njoftoi sot se Shqipëria ka marrë pjesë në “Cyber Coalition 2024”, stërvitja kryesore e NATO-s për sigurinë kibernetike.

Cyber Coalition është një platformë kyçe për të testuar dhe zhvilluar aftësitë në koordinim, ndarje informacioni dhe reagim ndaj sulmeve kibernetike, duke përfshirë skenarë të avancuar dhe simulime reale.

Ky event, ku Shqipëria u bashkua me aleatët e vendeve të NATO-s, konsiderohet si një nga stërvitjet më komplekse dhe gjithëpërfshirëse për mbrojtjen kibernetike, që zhvillohet çdo vit për të rritur bashkëpunimin e institucioneve të një vendi për të mbrojtur hapësirën kibernetike.

Ekipi shqiptar i përbërë me ekspertë nga AKSK, AKSHI, si edhe nga SHISH, NJUSK dhe DPPSH kontribuan në përmbylljen me sukses të këtij ushtrimi të organizuar në modelin miks. Një pjesë ekspertëve tanë punuan në Talin – Estoni dhe një pjesë në ambientet e TECH-SPACE në Tiranë.

Ky bashkëpunim ndërinstitucional demonstroi maturimin e institucioneve shqiptare, duke forcuar ndërveprimin dhe efektivitetin e tyre, kaq e rëndësishme për të krijuar mbrojtjen e hapësirës digjitale të Shqipërisë në këto kohë gjithnjë e më shumë kritike.

Kjo pjesëmarrje është një tjetër dëshmi e angazhimit të Shqipërisë për të kontribuar në rritjen e kapaciteteve profesionale për të përballur me sukses kërcënimet kibernetike të shtuara gjithnjë e më shumë drejt saj.


/ rtsh.al /