Shqipëria mbylli konsultimet e përbashkëta me NATO-n, mbi detyrimet dhe angazhimet e Forcave të Armatosura, në kuadër të mbrojtjes kolektive.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji zhvilloi një takim me Karl Ford, drejtor i Planifikimit të Mbrojtjes në Stafin Ndërkombëtar të NATO-s, dhe gjeneral brigade Frederic Gauthier, zëvendësshef i Shtabit për Planifikimin e Mbrojtjes në Komandën e NATO-s për Transformim.
“Shqipëria mbylli konsultimet e përbashkëta me NATO-n, mbi detyrimet dhe angazhimet e FARSH në kuadër të mbrojtjes kolektive. Në takimin me z. Karl Ford, drejtorin e Planifikimit të Mbrojtjes në Stafin Ndërkombëtar të NATO-s, dhe gjeneral brigade Frederic Gauthier, zëvendës shefi i Shtabit për Planifikimin e Mbrojtjes në Komandën e NATO-s për Transformim, ofrova një panoramë të zhvillimeve në FARSH, modernizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve, të cilat do të rriten dhe më tej në të ardhmen, në sajë të vullnetit politik për të marrë përsipër paketën e re të objektivave të kapaciteteve. Mirënjohje për organizatorët dhe grupet e punës kontribuan në suksesin e këtij aktiviteti.”, shkruan Kingji në rrjetet sociale.
Gjatë takimit, Kingji ofroi edhe një panoramë të zhvillimeve në FA, modernizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve, të cilat do të rriten dhe më tej në të ardhmen, në saj të vullnetit politik për të marrë përsipër paketën e re të objektivave të kapaciteteve. Ai shprehu po ashtu mirënjohjen për organizatorët dhe grupet e punës që ndihmuan në suksesin e këtij aktiviteti.
/rtsh.al/