Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndjekur nga afër punimet për rikonstruksionin e rrugëve në zonën e Fermentimit, ku përfitues janë mbi 1.000 banorë.
Projekti konsiston në punime në rrugë, ujësjellës-kanalizime, ndriçim dhe në linjat për fibrat optike.
"Kemi tani edhe fondin e rigjenerimit urban përmes përmirësimit të kushteve të jetesës të familjeve më në nevojë, ku përfshihen edhe rrugët. Ju u bëtë pionierë që të bëhen 7 rrugë bashkë dhe kështu të punojmë nëpër zona ku ka një komunitet me problematika sociale," u shpreh ministri Gonxhja.
Bashkia Shkodër, pas thirrjes së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në vitin 2024, ka aplikuar dhe është shpallur fituese në programin e përmirësimit të infrastrukturës, kryesisht në zonat informale, që janë në proces legalizimi.
Gazetar: Hajri Mahmutaj
/rtsh.al/