RTSH 24 Live

Rajon

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare 

25/11/2021

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare 

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë pika të përbashkëta kufitare. Deklarata  u bë në parlament të enjten nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Eshtë një marrëveshje që krijon një instrument që do të lehtësojë jashtëzakonisht shumë, qoftë kalimin e shtetasve midis dy vendeve, ashtu edhe të mallrave dhe shërbimeve, tha zoti Çuçi.

Njëherësh kjo marrëveshje do të përmirësojë kushtet për një kontroll më inteligjent të pikave të kalimit kufitar, duke i sjellë ato sado pranë në linjë me standardet e BE-së.

Marrëveshje është iniciuar, diskutuar dhe bashkërenduar midis palëve, duke marrë parasysh fluksin gjithmonë dhe më në rritje të qarkullimit të shtetasve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve tona. "Ne besojmë se kjo do të përmbushë synimin për përmirësimin e infrastrukturës së transportit rajonal dhe të hapësirës më të gjerë europiane" tha ministri i brendshëm shqiptar.

Sipas marrëveshjes janë 6 pika të kalimit kufitar, ku ajo do të zbatohet, Bllatë, Qafë Thanë, Xhepisht/Trebisht, Tushemisht, Liqeni i Pogradecit dhe Goricë.