RTSH 24 Live

Teknologji

Shqipëria dhe Kanadaja përpjekje të përbashkëta për një mjedis të sigurt kibernetik

06/12/2024

Shqipëria dhe Kanadaja përpjekje të përbashkëta për një mjedis të sigurt kibernetik

Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa ka pritur në takim një delegacion nga Kanadaja, i përbërë nga Gregory Bunghardt, drejtor i Politikave për Sigurinë Kibernetike në departamentin e Sigurisë Publike të Kanadasë.
Takimi u përqendrua në ndarjen e praktikave më të mira dhe diskutimin mbi sfidat kryesore të sigurisë kibernetike, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kanadaja dhe Shqipëria, si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Qendrës së Ekselencës për Kërcënime Hibride (Hybrid CoE), ndajnë të njëjtin angazhim për mbrojtjen e hapësirës kibernetike dhe adresimin e kërcënimeve hibride. Ky takim rikonfirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis dy vendeve dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një mjedis më të sigurt dhe të qëndrueshëm kibernetik.

/ rtsh. al /