Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar gjatë mesnatës në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.
Sipas mediave të Kosovës, raportohet se nga shpërthimi i fuqishëm, e dyshuar si granatë dore, ka pasur disa dëme të vogla në një automjet, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet.
“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, tha zv.drejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
/rtsh.al/