RTSH 24 Live

Letërsi

Shkrimtari Zlatimir Kolarov sjell romanin “Në sipërfaqen e hollë të akullit”

13/03/2024

Shkrimtari Zlatimir Kolarov sjell romanin “Në sipërfaqen e hollë të akullit”

''Në sipërfaqen e hollë të akullit'' është libri më i ri i shkrimtarit bullgar, Zlatimir Kolarov i sjellë në gjuhën shqipe nga Janka dhe Milena Selimi.

"Në siperfagen e holle të akullit" ka rrëfime sekrete, sensuale, histori të vuajtura për shpirtin e pakapshëm të gruas përmes syve dhe spirtit të burrit.

Personazhe dhe fate jo të zakonshme, emocione dhe ndjenja të veçanta.

Zlatimir Kolarov është mjek, shkrimtar dhe skenarist. Autor i më shumë se 590 punimeve shkencore, drejtues i 6 tezave të doktoraturës.

Autor i 30 veprave në gjininë e letërsisë artistike, gazetarisë, dramaturgjisë dhe kritikës letrare, tregimet e tij  janë botuar në revista letrare në 12 gjuhë.

Filmat janë prezantuar në 14 festivale prestigjioze.

/rtsh/