RTSH 24 Live

Sociale

Shkollat e minoritetit grek pa mësues- Këtë vit, vetëm 4 arsimtarë hynë përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”

20/10/2024

Shkollat e minoritetit grek pa mësues- Këtë vit, vetëm 4 arsimtarë hynë përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”

111 mësues japin mësim në shkollat publike që janë në juridiksionin administrativ të Zyrës Vendore të Arsimit Finiq dhe Dropull. Në tre shkolla të bashkuara dhe dy shkolla 9 vjeçare ku mësojnë kryesisht fëmijë nga minoriteti etnik grek, 70% e lëndëve zhvillohen në gjuhën amtare greke, por po hasen vështirësi të mëdha  në rekrutimin e mësuesve të rinj. 

“Ekziston akoma problemi i mospranimit të mësuesve të cilët kanë mbaruar jashtë shtetit dhe nuk janë futur ende në sistemin ‘Mësues për Shqipërinë’. Edhe këtë vit, nga 17 të punësuar, vetëm 4 janë nga portali dhe të tjerët janë jashtë portalit. Ky problem të zgjidhet në përgjithësi për të gjitha shkollat, edhe për ato të Sarandës dhe Gjirokastrës që kanë mangësi të theksuara  të tyre”, tha drejtor i ZVA Finiq, Ziso Lluci.

Zyra Vendore e Arsimit Finiq Dropull, i ka kërkuar disa herë në mënyrë zyrtare Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve zgjidhjen e këtij problem, ndërsa mësohet se është ngritur një grup pune.

/RTSH/