RTSH 24 Live

Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë embrionin e një dinozauri të 66 milionë vjetëve më parë

22/12/2021

Shkencëtarët zbulojnë embrionin e një dinozauri të 66 milionë vjetëve më parë

Shkencëtarët kanë njoftuar zbulimin embrionin e një dinozauri të ruajtur në mënyrë perfektë, që po përgatitej të dilte nga veza, njësoj si një pulë. Embrioni u zbulua në Ganzhou në Kinën jugore dhe studiuesit vlerësojnë se është të paktën 66 milionë vjet i vjetër.

I quajtur Baby Yingliang, besohet të jetë një dinosaur theropod pa dhëmbë, ose oviraptorosaur. Ka një gjatësi prej 27 cm nga koka te bishti dhe qëndron brenda një veze 6,7 inç të gjatë në Muzeun e Historisë së Natyrës Yingliang Stone në Kinë.

"Ky është embrioni më i mirëruajtur i një dinosauri i gjetur ndonjëherë”, tha studiuesi, Dr Fion waisum Ma.