RTSH 24 Live

Lifestyle

Shpërblim nëse dorëzon telefonin në hyrje, restoranti italian që po bën bujë

16/04/2024

Shpërblim nëse dorëzon telefonin në hyrje, restoranti italian që po bën bujë

Politika që një restorant në Itali vendosi të zbatojë duke ofruar një shishe verë falas për klientët që lënë celularët gjatë vaktit po rezulton jashtëzakonisht e suksesshme. Angelo Lella, pronar i Al Condominio, një restorant që u hap në mars në qytetin verior të Veronës, tha se qëllimi është të inkurajojë klientët të bisedojnë me njëri-tjetrin në vend që të shikojnë vazhdimisht telefonat e tyre.

Ne donim të hapnim një restorant që ishte ndryshe nga të tjerët. Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm këtë format. Klientët mund të zgjedhin të heqin dorë nga teknologjia duke shijuar një kohë të këndshme së bashku. Teknologjia po bëhet problem, nuk ka asnjë arsye për të parë telefonin tuaj çdo pesë sekonda, por për shumë njerëz është si një drogë. Në këtë mënyrë ata kanë mundësinë ta lënë mënjanë dhe të pinë verë të mirë”, tha ai.

Njerëzit do të kenë mundësinë të lënë telefonin e tyre, që do të vendoset në kutinë e vet, të kyçur me çelës, në hyrje. Më pas ia tregojnë çelësin kamarierit, i cili u shërben shishen e verës.

Premtimi i restorantit për verën falas ka bërë bujë mes atyre që dëshirojnë t'i bashkohen “detoksifikimit” të celularit.

Nëntëdhjetë për qind e klientëve zgjodhën të hiqnin telefonat e tyre në këmbim të verës. Është me të vërtetë bukur të shohësh njerëzit duke e përqafuar këtë. Ata po flasin me njëri-tjetrin në vend që të shikojnë foto ose t'u përgjigjen mesazheve në telefonin e tyre", theksoi pronari i restorantit./ cnn.gr

/rtsh.al/