RTSH 24 Live

Lifestyle

Si të shtojmë peshë në mënyrë të shëndetshme? Nutricionistja zbulon “sekretin”

18/04/2024

Si të shtojmë peshë në mënyrë të shëndetshme? Nutricionistja zbulon “sekretin”

Nutricionistja Tea Brame e ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka rrëfyer disa nga sekretet se si të shtoni peshë në mënyrë të shëndetshme.

Brame u shpreh se të treja vaktet duhet të jenë të pasura me karbohidrate, proteinë e fibra, ndërsa dha dhe disa shembuj për konsumimin e mesvakteve.

Ne mund të konsumojmë mjaftueshëm për nivelin tonë, por në bazë të kalorive ditore, mund të jetë shumë pak, ose shumë për personat obezë.

Konsumohet pjata kryesore në fillim, dhe pastaj sallata. Një tjetër sekret, është të mos konsumoni ujë gjatë ngrënies. Gjatë ushqimit nuk duhet konsumuar ujë, por vetëm pas ushqimit për personat që duan të shtojnë peshë”, tha ajo.

Një problem që krijohet te personat që duan të shtojnë peshë, është zgjerimi i stomakut, i cili sjell dhe të përziera.  Nutricionistja zbuloi “sekretet” se si të shmangen të përzierat. “Një tjetër problem i personave që nuk shtojnë dot peshë, ka të bëjë dhe forma e trupit që është forma ektomorfe.

Këto janë format më të rrezikshme të trupit, sepse e kanë të vështirë të formojnë masë muskulare dhe duhet të shtojnë aktivitetin fizik.

Problemi i tyre është që masa dhjamore ndodhet në zgavrën e barkut dhe përfshin organet. Ne ata mund të na duken shumë të dobët por një % e madhe e këtyre trupave rezulton me mëlçi të dhjamosur ose me kolesterol të lartë. Gjithë masa dhjamore rritet brenda zgavrës së barkut.

Duhet patur shumë kujdes, sidomos me kryerjen e analizave. Shtimi i peshës ka të bëjë me zgjerimin e stomakut që do na sjellë të përziera, fryrje. Në momentin që një njeri duhet të konsumoj ushqim, duke pasur nauze, i krijohet ngërç psikologjik.

Por ka disa zgjidhje, duhet të konsumojnë vaktet me orar. Mëngjesi duhet të jetë i kripur dhe sasi të lartë proteine. Në mes vakti duhet konsumuar smuthi, lëngje të shtrydhura të frutave.

Ky smuthi duhet të ketë brenda fruta të thata, qumësht, banane, avokado dhe hurma arabie. Porcioni duhet 1 garuzhde e gjysmë gjellë ose makarona e shoqëruar me proteinë. Mesvakti mund të jetë një fetë bukë me avokado, djath, domate. Darka duhet të jetë e plotë, me fibra, karbohidrate, proteinë dhe yndyrnë e pangopur”, tha nutricionistja.

/rtsh.al/