RTSH 24 Live

Kronika

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 21 drejtues automjetesh, pezullohen 78 leje drejtimi 

07/02/2023

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 21 drejtues automjetesh, pezullohen 78 leje drejtimi 

Policia Rrugore e  Tiranës prej ditësh ka nisur kontrollet intensive në të gjitha rrugët e kryeqytetit. 
Ajo ka ndëshkuar qindra drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia tha të martën, se gjatë javës së kaluar janë arrestuar 21 persona, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur duke u rrezikuar të bëheshin burim aksidenti. 
Ajo vëren se numri i personave që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur është rritur. Policia bëri të mundur  pezullimin e lejeve të drejtimit për 78 drejtues mjetesh, mes tyre edhe për tejkalim të normave të shpejtësisë.
Ajo ka ndëshkuar me masë administrative 406 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
Janë ndëshkuar 324 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha dhe 324 për mosvendosje të rripit të sigurimit. 
Janë vendosur 259 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe mospërdorim të jelekëve fosforeshent, nga drejtuesit e motomjeteve. 
Gjithashtu, vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave është kushtuar për mosrespektimin e tabelës "Stop" dhe për këtë shkelje janë vendosur 46 masa administrative.

 

/ rtsh.al /