RTSH 24 Live

Botë

Shkarkimi i ministrit të mbrojtjes izraelit, protesta për dorëheqjen e kryeministrit Netanjahu

06/11/2024

Shkarkimi i ministrit të mbrojtjes izraelit, protesta për dorëheqjen e kryeministrit Netanjahu

Shkarkimi i Ministrit të Mbrotjes së Izraelit, Yoav Gallant, nga Kryeministri Benjamin Netanjahu (Netanyahu) ka nxitur protesta në vend.

Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit që të dorëhiqet nga detyra që mban, ndërsa kërkonin gjithashtu që ministri i ri i mbrojtjes t’i japë përparësi marrëveshjes së pengjeve.

Netanjahu tha se një "krizë besimi" midis dy liderëve çoi në vendimin e tij, duke shtuar se besimi i tij te Gallant ishte "gërryer" muajt e fundit dhe se Ministri i Jashtëm Israel Katz do t’a zëvendësonte atë.

Gallant tha se largimi i tij ishte për shkak të mosmarrëveshjeve për tre çështje, duke përfshirë besimin e tij se është e mundur të kthehen pengjet e mbetura nga Gaza nëse Izraeli bën "lëshime të dhimbshme" të cilat "mund t'i durojë".

Ish-ministri i mbrojtjes ka qenë gjithashtu i pakënaqur me planet për të vazhduar lejimin e qytetarëve ultra ortodoksë të Izraelit që të përjashtohen nga shërbimi në ushtri.

/rtsh.al/