1 në 7 fëmijë referohet për vizitë të spcializuar te okulisti. Shpesh i akuzojmë nxënësit për mosvëmendje nga lodhja që shfaqin gjatë orës së mësimit por në fakt problemi fle diku tjetër.
Programi Kombëtar i Depistimit ka zbuluar se mprehtësia e shikimit të tyre ka rënë dhe në shumë raste konstatohen nxënës me sy dembel dhe probleme të forta në shikim, probleme këto të mbartura në kohë që ju kanë shpëtuar madje edhe vetë prindërve.
Mjekja Eliverta Kanina shprehet se fatkeqësisht syri dembel nuk korrigjohet pas moshës 7-8 vjeç. Ajo konstaton me keqardhje se shikimi i fëmijëve është gjatë gjithë kohës nën presionin dritës së fortë të ekraneve.
Vetëm nga fillimi i vitit të ri shkollor e deri më datën 11 Tetor janë referuar tek specialistë 1163 fëmijë sipas nga 4 qytete të Shqipërisë ku shtrihet ky program ndërsa që nga koha e fillimit të tij numri i fëmijëve të referuar me probleme është mbi 12 100.
/rtsh/