RTSH 24 Live

Sociale

Oficerët e Sigurisë në shkolla, 105 aplikantë konkurrojnë për 62 vendet e shpallura vakante

17/01/2025

Oficerët e Sigurisë në shkolla, 105 aplikantë konkurrojnë për 62 vendet e shpallura vakante

Kandidatët e kualifikuar për pozicionin e oficerit të sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare publike qe iu nënshtruan dy fazave të para, do t’u duhet të kalojnë dhe një fazë të fundit, atë të trajnimit një mujor nga Akademia e Sigurisë.

Vetëm ata që do të sigurojnë nivelin e kufirit mbi 70 pikë, do të pajisen me certifikatë për t’u punësuar në vendet e shpallura vakante.

Intervistimi përfshin edhe pyetje sfiduese.

Në fazën e intervistimit, përpos atyre pyetjeve standarteve ka pasur raste konkrete të stimuluara për të parë se si e mendon ai lidhjen e shërbimit që do të ofrojë me struktura të tjera jashtë dhe brenda shkollës. Kemi kandidatë që kanë të përgatitur për problemet e shkollës dhe mënyrën se si duhet të menaxhohen dhe referohen rastet. Renditja e tyre është bërë mbi bazën e këtij pikësimi. Shumë shpejt do të ketë edhe një fazë trajnimi për rreth një muaj. Trajnim që do të ofrohet nga Akademia e Sigurisë”, tha Elona Mustafaraj nga Urdhri i Psikologut.

Lista me 105 aplikantë përfshiu më shumë gra dhe vajza, pas dorëzimit të dosjeve me të gjitha kriteret e shpallura më herët.

"Mendoj që është e lidhur me interesin personal të gjithsecilit se sa me çështjen e përceptimit se është më shumë profesion për vajza dhe gra. E shikoj si një profesion jo të lidhur me gjininë, por me përgjegjësinë dhe kompetencat", tha Mustafaraj.

Sipas një urdhri të lëshuar më 6 dhjetor të 2024, Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka shpallur 62 vende vakante për oficer sigurie, ku vetëm për Tiranën, janë 15 të tilla.

Gazetare: Elda Lamja

/rtsh.al/