RTSH 24 Live

Kulturë

Shfaqja “Ferma e kafshëve” mbush teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës

26/09/2021

Shfaqja “Ferma e kafshëve” mbush teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës

Për të dytën javë me radhë, në teatrin Aleksandër Moisiu të Durrësit po jepet shfaqja "Ferma e kafshëve" me regji të Driada Dervishit. Alegoria therëse e George Orëell e shkruar në vitin 1945, mbetet një nga veprat më të forta të anës së errët të historisë të shek. XX-të. Shfaqja në fjalë ka njohur sukses në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit dhe bënte interpretojnë aktorë te njohur të teatrit kombëtar. Regjisori Hervin Culi është pjesë e shfaqjes dhe shprehet se e mirëpriti me kënaqësi rollin.
Regjisorja Driada Dervishi shprehet se shfaqja është pritur shumë mirë edhe në qytetin e Durrësit ndërsa shton se ka patur një grup aktorësh shumë të mirë për këtë pjesë.
Kjo shfaqje në thelb ka  Revolucionin që ndodh në Fermën Menër, ku kafshët ngrihen kundër njeriut pronar dhe marrin kontrollin e fermës. Drejtuesi i fermës një derr me emrin Napoleon, fillimisht me tone entuziaste vëllazërie e barazie, ai i bind se është e afërt rruga drejt të ardhmes së lirë, ku do të punojnë të gjithë vetëm për vete, larg babëzisë së njeriut. Nuk kalon shumë dhe parimet e premtuara kthehen në vargonj që i lidhin kafshët edhe një herë.  Shikuesit që ndoqën shfaqjen duartrokitën gjatë interpretimin e aktorëve  Neritan Liçaj, Hervin Culi, Erjona Kakeli, Florian Agalliu, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi, Dori Caushi, Xhuliano Briskudhe, Urim Aliaj.